Berisha kërkoi largim të ambasadorit rus/ Balla: Nuk komentojmë tullumbacet që lëshon ai

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ashtu si dy politikanët e tjerë ka folur në lidhje video mesazhin e presidentit të Urainës, Voldymir Zelensky.

Balla tha se “ Nuk besoj që është momenti, që këtu në Shqipëri apo në vendet partnere, politikanë të vijnë me propozime që nuk kanë as vlerë, dhe as nuk janë pjesë e qëndrimeve të vendeve të tjera. Shqipëria do të ndërmarrë të gjitha hapat, të merremi me gjëra serioze dhe jo me tullumbace populiste”.

Ndër të thjerra theksoi edhe njëherë se Berisha për të nuk ekziston dhe se sulmin rus e konsideron si agresor.

“Kuvendi kishte një seancë të posaçme, për të qenë i qartë pozicioni. Kashtë mbi tjegulla mund të pretendojë gjithkush, nuk është momenti që këtu në Shqipëri. Unë do kërkoja që të merremi me gjëra serioze e jo me tullumbace populiste të një politikani që ka mbaruar me kohë. Berisha nuk ekziston për mua, nuk i përgjigjem asnjë pyetje.

Nuk besoj që është momenti, që këtu në Shqipëri apo në vendet partnere, politikanë të vijnë me propozime që nuk kanë as vlerë, dhe as nuk janë pjesë e qëndrimeve të vendeve të tjera. Shqipëria do të ndërmarrë të gjitha hapat, të merremi me gjëra serioze dhe jo me tullumbace populiste.

Zoti Berisha nuk ekziston për mua, dhe nuk i përgjigjem asnjë pyetje që ka brenda fjalën Berisha. Ne e konsiderojmë Rusinë agresor, të gjitha hapat janë ndërmarrë në funksion të sanksioneve, do të jemi në valën e parë të vendeve në rast se do të vendosen sanksione për turistët. Ne as komentojmë dhe as i japim vlerë tullumbaceve që lëshon Sali Berisha” , tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *