Teksa kryeministri Edi Rama përfundoi fjalën e tij përshëndetëse me presidentin e Ukrainës, Vlodymir Zelesenky, ish-kryeministri Sali Berisha shihet teksa nxiton për t’u larguar nga salla e Kuvendit.
Gjatë momentit kur deputetët duartrokisnin pasi Rama mbylli fjalimin e tij, në ulëset e fundit të Kuvendit deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka kanë lëvizur anash në mënyrë që t’i lirohet rruga Sali Berishës.
Pas kësaj Berisha doli jashtë Kuvendit, për të mbajtur fjalën e tij duke hedhur akuza ndaj Ramës si bashkëpunues me Vuçiç.