Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar disa pasuri të deputetit të PD të qarkut të Beratit, Kasëm Mahmutaj.
GJKKO vendosi konfiskimin e 2 pasurive të paluajtshme tokë truall, 1 automjet dhe apartamente në pronësi të deputetit me dyshimin se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.
Referuar vendimit të gjykatës tre vëllezërve Mahmutaj i janë sekuestruar, një pallat, apartamente automjete dhe disa ndërtesa të cilat janë në proces legalizimi. Pasuritë janë në emër të vëllezërve Gazmend, Behar dhe Kasëm Mahmutaj.