Pasi foli në një videomesazh në parlamentin shqiptar këtë të martë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar edhe videon e mesazhit të tij në rrjetet sociale, ndërsa bashkëngjitur ka vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë.
“Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Evropë të bashkuar. Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, vota juaj do të jetë në mbështetjen tonë.
Jam i sigurt që tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jesh i guximshëm. Dhe dikush është i vogël në hartë, por përzemërsia është një nga më të mëdhatë. Faleminderit Shqipëri! Ju falënderoj për mirësinë tuaj”, shkruan Zelensky.