LIVE/ Sali Berisha në konferencë të jashtëzakonshme, jep detaje të rëndësishme nga Kuvendi i PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga “Selia Blu”.

Berisha ka deklaruar se do të paraqesë disa zhvillime të rëndësishme të Kuvendit të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij ka theksuar se vota e lirë ishte premtimi solem për të gjithë demokratët, e cili nuk ekzistonte më në Shqipëri pasi ishte përzënë nga Lulzim Basha dhe Edi Rama.

Jam sot para jush për të paraqitur disa nga tiparet më kryesore, zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 prill. Ata që rikujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizjeje premrtimet më të parë gjatë saj do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë. Në fillim dhe më pas në mënyrë të përsëritur theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë ndërkohë Edi Rama dhe për ngjashmëri Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë, ky ishte zotimi ynë solemn. Mund tu them se nga ato ditë deri sot PD kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë, Kuvende gjigante, referendume të papara, kaloi në zgjedhjet në çdo seksion, grupseksion , degë dhe sëfundmi në Kuvendin e datës 30 prill bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm pas Kuvendit Kombëtar që është Këshilli Kombëtar i PD,. Në të gjithë këtë proces ka patur dominim absolut vota e lirë. Ju e keni ndjekur atë, ju nuk gjeni një rast të vetëm që të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre se pata një presion qoftë dhe më të voglin nga sipër për të votuar në këtë apo atë numër, për të votuar në këtë apo atë mënyrë. Kjo mendoj unë përbën përmbushjen e një zotimi të një rëndësie themelore jo vetëm për PD-në po për shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumë mujor është votuar apo kanë garuar për votim qindra e qindra kandidatura në mënyrë absolutë asnjë prej tyre i sugjeruar i përzgjedhur apo të themi i emëruar nga instancat e epërme të kësaj partie. Që të gjithë pa përjashtim kanë qenë propozim i anëtarësisë për të marrë pjesë në garë. Pra jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike por ua arkivua në harresë ajo që quhet kryetarokraci apo presidencokraci. Unë mund tu them ju se pa këtë proces janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve dhe demokrateve”, deklaroi Berisha./Priza.al


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *