Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë për herë të parë në konferencë për mediat pas Kuvendit të 30 Prillit ku u zgjodh edhe Këshilli Kombëtar.
Berisha ka theksuar se procesi ka sjellë votën e lirë, e cila ishtë përzënë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Gjatë fjalës së tij ai tha se secili prej votuesve do të ketë mundësinë që të verifikojë votën e tij dhe kush ka dyshimin më të vogël të kërkojë rinumërimin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Secili prej votuesve do të ketë mundësi që të verifikojë votën e tij. Të dashur miq, nga 430 kandidatra u zgjidhën 150, u zgjidhën më të mirët e më të mirëve, por ju garantoj se mbetën edhe shumë të tjerë që janë të mirët e më të mirëve pa hyrë në Këshillin Kombëtar. Vlerat që mbajnë mbetën pa dyshim bashkëpunëtorë të çmuar, pavarësisht nga mosvotimi në pragun e duhur për të qenë anëtarët të këshillit kombëtar. Është e pashmangshme që të mos ketë zemërthyerje e hatërmbetje në një votim të tillë. Ajo që unë i them çdonjërit prej tyre në mënyrën më miqësore, qoftë edhe dyshimin më të vogël po të kenë le të nderojnë veten e Partisë Demokratike duke kërkuar rinumërimin. Komisioni i numërimit të votave është i vendosur të plotësojë çdo kërkesë të kësaj natyre. /Priza.al