Deputetët bojkotuan kuvendin, Berisha: Ata e kanë vendin në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata deputetë të cilët nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit sërish e kanë vendin në PD. Sipas tij, askush nuk mund ta mbajë peng PD me platforma që merren në zyrat e qeverisë.

“Në Kuvend mungonin një numër i caktuar deputetësh të PD-së. Përsëri vendi i tyre është në PD dhe ata janë deputetë të kësaj partie. Natyrisht nuk mundet kurrë që një, dy deputetë por edhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë një forcë opozitare. Deputetët për ata të cilët duan të analizojnë në mënyrë objektive në Parlament dhe në shumicë janë përfaqësues të shumicës së popullit opozitar që i ka votuar.”, tha Berisha ne konference me gazetaret.

Ndërkohë Berisha krahasoi edhe Kuvendin e 30 prillit me atë të Partisë Socialiste, qe sipas tij ‘në aspekt me votën ngjason me një strukturë të shpellave mafioze ku nuk ekziston vota’.

“Cdo votë është numëruar para kamerave tuaja dhe kjo është transparenca më e gjerë në një proces numërimi. Ky proces është transmetuar live. Përveç arkivës dixhitale të votës ekzistojnë edhe fletët e votimit, që çdo njeri ka të drejtë ti kontrollojë dhe numërojë.

Imagjinoni për një moment partinë karshi, e cila në aspekt me votën ngjason me një strukturë të shpellave mafioze ku nuk ekziston vota.

Risi madhore e këtij procesi dimension madhor i tij ishte bashkimi. Zotimi ynë për një parti më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur. Unë mund t’ju them se PD si e tillë nuk ka qenë ndonjëherë më e bashkuar sesa më 30 prill”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *