Dita e sotme duket se nuk ka mbaruar ende së shënuari raste të një tensionimi dhe dhune elektorale në mbarë vendin. Pas Fierit, Elbasanit dhe Vlorës, dhuna mes palëve politike këtë mbrëmje është përshkallëzuar dhe ka zbritur deri në Skrapar.
Nga sa mësohet, nga disa persona është dhunuar fizikisht në mënyrë brutale anëtari i LSI-së për Poliçanin, Luan Tare Pitikoja.
Sipas gazetares Eneida Petova, e cila ka raportuar për “BW”, personi i dhunuar ka qene duke hyrë në pallatin e tij, kur është goditur me sende të forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë.
Tare ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit, nga anëtarët e PS-së Poliçan, për të hequr dorë nga LSI-ja.
/Burimi: BW/