Konfiskimi i pronave të deputetit të PD i bashkuar me “Rithemelimin”, Berisha: Të zbatohet ligji, u bë në ditë pushimi

Ish-kryeministri Sali Berisha doli pasditen e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku deklaroi se do të jepte disa detaje më lidhje me Kuvendin e 30 Prillit.

Berisha e nisi fjalën e tij duke e vënë theksin të rikthimi i votës së lirë, e cila sipas tij është përzënë nga Shqipëria nga Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Në përfundim, një nga pyetjet e gazetarëve të pranishëm ishte në lidhje me konfiskimin që GJKKO i bëri disa pronave të deputetit të PD i cili së fundmi i është bashkuar “Rithemelimit”, Kasëm Majmutaj.

Berisha nuk dha shumë detaje duke thënë se me këto çështje të merret ligji.

“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër, por e ndjek me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë, që bëhet fill pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë, ne do të ndjekim me vëmendje çdo zhvillim. Jemi për zbatimin e ligjit”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *