Villarreali e nisi ashtu sic dëshironte dhe kishte përgatitur ndeshjen ndaj Liverpool, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 3 me Dia dhe më pas duke vazhduar presionin lart për golin e dytë.
Dani Parejo dhe Gerard Moreno më pas bënë me zemër skuadrën e Jurgen Klopp, por nuk shënuan dot golin e dytë. Në minutën e 37-të Lo Celso përfundoi në tokë dhe vendasit pretenduan penallti, por nuk ishte i atij mendimi arbitri i ndeshjes.
Villareal gjithsesi ia doli ta mbyllte pjesën e parë me festë, pasi Couquelin e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe spanjollët nisën të besojnë te mrekullia. Sigurisht ndaj Liverpool nuk mund të jetë kurrë e lehtë.
Pjesa e dytë është totalisht e Liverpoolit, ku në minutën e 62-të, Salah asistonpër Fabinhon dhe braziliani e dërgon topin nën këmbët e portierit. Vetëm pesë minuta më pas, në minutën e 67-të, Luis Diaz merr një top nga Alexander Arnold dhe më pas finalizon golin e barazimit.
Por nuk u mjaftua me kaq ekipi anglez, pasi në të 74-tën Mane përfiton nga një dalje e gabuar e portierit të Villarrealit dhe shënon duke vulosur gjithçka.
Për Liverpoolin kjo është finalja e dhjetë në turneun prestiogjoz të Champions League.