4 Maji konsiderohet Dita Botërore e Zjarrfikësve, ku shtetet e botës organizojnë aktivitete të ndryshme, në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në raste emergjente.
Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, teksa zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë profesionale të cilat që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.
Dita botërore e zjarrfikësve shënohet çdo 4 maj, e themeluar në vitin 1999 pas vdekjes së pesë zjarrfikësve në një zjarr në Australi.