Rihapet ambasada hungareze në Kiev

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto ka njoftuar rihapjen e ambasadës së Hungarisë në Kiev, kjo e fundit e mbyllur për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Szijjarto pohoi se ambasada u zhvendos përkohësisht në Lviv ka filluar sërish aktivitetet e saj në Kiev, pas përmirësimit të situatës.

“Është e arsyeshme që ambasada të fillojë aktivitetet e saj në Kiev. Në këtë mënyrë do të qëndrojmë në komunikim me organet e qeverisë së Ukrainës dhe në rast të nevojës do të mund të sigurojmë ndihmë për qytetarët hungarezë dhe qytetarët e tjerë të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *