Rrjeti social “Instagram” po sheh mundësinë për një veçori të re, si një mundësi për t’i lejuar përdoruesit t’u bëjnë “Pin” postimeve specifike në profilin e tyre.
Ky funksionin është ene në testim, por në përfundim do të shfaqet për përdoruesit si e përzgjedhur në platformë. Përdoruesit që kanë akses në këtë veçori shohin opsionin “Pin to your profile”.
Ky opsion do të lejojë përdoruesit që të vënë në krye tre postime që duan. “
Ne po testojmë një veçori të re që i lejon njerëzit të shtojnë postimet në profilet e tyre,” tha një zëdhënës i Meta për TechCrunch.
Kjo mund të jetë një veçori e këndshme për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të nxjerrin në pah postimet e preferuara.
Kjo veçori mund të jetë gjithashtu e dobishme për krijuesit që postojnë shpesh, duke vendosur kështu në krye një postim të caktuar.