Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do takohen dot sot në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.
Lajmi është konfirmuar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Twitter.
Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.
Pritet që në këtë takim të vazhdojnë gjithashtu diskutimet për çështjen e targave, për të cilën palët nuk janë kanë rrënë dakord në takimin e fundit në Bruksel.
Marrëveshja e përkohshme për targat përcakton mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë kur ato kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.