Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Udhëtoi nga Rinasi drejt Gjermanisë, arrestohet 31 vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia gjermanë në aeroportin Karlsruhe Baden-Baden, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane.

Mësohet se 31-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Rinasi drejt Gjermanisë, ndërkohë që kishte arritur që të kalonte kufirin, edhe pse rezultonte në kërkim.

31-vjeçari ndodhet në paraburgim, teksa pritet të bëhet ekstradimi i tij në Britaninë e Madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *