22 aksidente në një javë! DPTR “ja mbledh” shoferëve, nxjerr rregulla të rreja për marrjen e patentës

Vetëm në disa javë, në rrugët e vendit kanë ndodhur 22 aksidente rrugore në të cilat janë plagosur 26 qytetarë, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Në 92% të rasteve, aksidentet ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Një udhëzim i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare synon të korrigjojë këto sjellje të gabuar të drejtuesve të mjetet duke filluar nga autoshkollat. Qëllimi i kësaj të fundit është rritja e cilësisë në formimin teorik dhe praktik të kursantëve.

Ndër të tjera ekspertët kërkojnë më shumë vëmendje nga autoritet te drejtuesit e automjeteve të grup-moshës 18 deri në 24 vjeç.

Përveç rritjes së kontrolleve ndaj autoshkollave, rregullorja e re përcakton se drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e lejes së drejtimit, ose që u hiqet leja e drejtimit për shkelje të rënda e të përsëritura, do t’i nënshtrohen kursit nga e para, e pastaj do të paraqiten për testin e teorisë dhe praktikës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *