Barcelona është vënë në kërkim të përforcimeve të reja dhe kështu ata kanë vënë nën shënjestër një emër të njohur për të forcuar repartin defensiv të ekipit.
Xavi ka bërë kërkesë te drejtuesit e klubit se dëshiron Koulibaly të Napolit për sezonin e ardhshëm. Barcelona ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Fali Ramadini dhe i kanë kërkuar që të tregojë durim dhe të mos nisë bisedime për rinovim kontrate me klubin italian, pasi kontrata e mbrojtësit skadon në vitin 2023.
Xavi do ta konsideronte Koulibaly-n si përforcimin ideal për skuadrën e tij. Disa nga cilësitë e tij që vlerësohen shumë janë shpejtësia, aftësia për të parashikuar kundërshtarin përballë dhe fuqia. Me pak fjalë, për Xavin ai është zëvendësuesi i përsosur i Pique.
De Laurentiis i Napolit kërkon minimalisht 40 milionë euro për shërbimet e “murit” Koulibaly.