Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar që në procesin për zgjedhjen e presidentit të përfshihen të gjithë deputetët.
Sakaq ai kërkoi që të zgjidhet një president mbi palët, si dhe negociatat të kryhen jashtë procesit formal.
“Ky është një proces që duhet të përfshirë të gjithë trupën e deputeteve të Kuvendit. S’ka autoritet dhe as individë të caktuar apo parti të veçuara, por të gjithë të jenë të përfshirë. Propozimi im i parë, pasi është me rëndësi, është që të arrijmë në një marrëveshje që të kemi një president që të jetë mbi palët.
Ndaj mendoj që të konsiderojmë dhe deputetët dhe grupet parlamentare dhe partitë. Pozitën dhe opozitën. I bëj kërkesë kësaj mbledhje që është në interes të këtyre negociatave, që të ketë një përfaqësi mes maxhorancës dhe opozitës. Duhet të kryhen këto negociata jashtë procesit formal. Në kushtetutë janë përcaktuar”, tha ai.