Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka pranuar që konferenca në lidhje me presidentit e ri.
Balla ka pranuar që të shtyjë procesin edhe me 6 ditë të tjera, duke bërë që të nisë në 10 Maj.
“Për të rrëzuar poshtë dyshimin e Alibeajt që ne nuk jemi të sinqertë. Politika është arti i negocimit, jemi të gatshëm. Ne nuk kërkojmë një president të PS por të të gjithë Shqiptarëve. Nëse ne nuk jemi mbledhur për këtë çështje më thoni. Mendoj se kemi pasur kohë mjaftueshëm. Kam pasur dëshirë të takohemi, me ju si kreun e grupit parlamentar më të madh të opozitës në Shqipëri. Pranoj kërkesën për shtyrjen e procesit, le të jetë 6 ditë meqë kështu e thotë Kushtetuta, ajo që duhet të jetë e qartë për të gjithë shqiptarët, ne nuk duam president të PS-së por të të gjithëve”, tha ai.