Presidenti i ri/ Duma: PS t’i kishte lejuar opozitës të bënte propozimet e para

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka qenë e pranishme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

Duma tha se mazhoranca duhet t’i kishte dhënë mundësinë opozitës që të bënte propozimet e para për zgjedhjen e presidentit të ri.

Për rrjedhojë, sipas kësaj të fundit procesi nuk është transparencë kjo lidhur edhe me faktin se puna nisi me zarfe.

“Mazhoranca të thoshte që opozita të propozimet. Edhe ne mund të sjellim një propozim që nuk është politik dhe që përfaqëson unifikimin e shqiptarëve. Pastaj duhet të plotësonim kriteret.

Kushtetuta i ka gjeneraliste për këtë shkak, që politika ta gjejë unifikimin të kriteret në bazë të situatës politike. Ju e keni bërë thirrjen më 29 prill pasi keni mbyllur procesin me zarfe, që nuk është një proces transparent dhe unifikues. Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek emrat e opozitës”, tha Duma.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *