Heteroseksual, biseksual, homoseksual, panseksual, aseksual, janë këto llojet e orientimit seksual ku shpesh herë orientohen edhe shumë shqiptarë.
Në një emision televiziv është zbuluar për herë të parë orientimi seksual i një të riu shqiptar që jeton në Amerikë.
Ari Zeneli gjatë një interviste zbuloi për herë të parë orientimin e tij seksual duke pohuar para publikut dhe para prindërve të cilët nuk janë në dijeni, se ai është panseksual, pra një njeri që dashurohet me karakterin e një personi tjetër pa dallim gjinie.
30 vjeçari shqiptar zgjodhi ta bënte për herë të parë këtë rrëfim në një intervistë televizive, ndërsa tha se prindërit do e mirëkuptojnë dhe do e përkrahin. Ari zbuloi se marrëdhënia e tij e parë ka qenë me një grua, por më pas ka pasur marrëdhënie edhe me meshkuj.