Tiranë/ Me makina luksoze, arrestohen 3 të rinj nën efektin e drogës

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit të policisë, është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike, cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh, shtetasit:
– E. A., 23 vjeç dhe J. M., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
– V. D., 27 vjeç, banues në Selanik, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Gjatë kryerjes së testit të drogës, me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se këta shtetas drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi V. D., pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A. M. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *