Miliarderi Elon Musk, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se platforma e Twitter-it do të jetë falas për përdoruesit e rastësishëm, ndërsa për qeveritarët do të jetë më pagesë, për përdorimin e platformës.
Musk është në shënjestër të përdoruesve komercialë dhe qeveritarë dhe plani i tij synon të rrisë të ardhurat e mediumit, pasi vlerëson se është shumë prapa rivalëve të tij më të mëdhenj, siç është Facebook-u i Meta Platforms.
“Twitter do të jetë gjithmonë falas për përdoruesit e zakonshëm, por mund të ketë një kosto të vogël për përdoruesit komercial/qeveritar”, ka shkruar Musk në Twitter.
Sipas Dailymail, Musk gjithashtu ka postuar në Twitter në lidhje me tweet-et që mund të fitojnë para, megjithëse ai nuk ka dhënë detaje specifike.
Duhet të theksohet se në tweet-et e tjera që u fshinë më vonë nga llogaria e tij, pronari i Tesla propozoi gjithashtu ndryshime në shërbimin e abonimit premium Twitter, duke përfshirë uljen e çmimit, ndalimin e reklamave.