Rama nuk e “harron” gazetaren: Nuk të ka mbaruar 60-ditëshi

Në prononcimin për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Edi Rama ka “pikasur” sërish gazetaren të cilës i vendosi “explus” për 60 ditë.

Gjatë pyetjes që kjo e fundit i drejtoi, Rama i kujtoi se duhet të presë edhe pak pasi ende nuk i ka mbaruar 60 ditëshi.

Gazetarja i vuri në dukje Ramës se në asnjë vend të botës nuk ka një masë riedukimi për një gazetar që bën pyetje.

Pjesë nga debati:

Ambrozia Meta: A do të shkoni me një emër më 15 maj apo do të prisni një emër nga Opozita

Edi Rama: Duhet të presësh edhe pak sepse nuk të ka mbaruar akoma 60 ditëshi.

Ambrozia Meta: Që të ngjitemi në indeksin e medias pasi kemi rënë me 20 vende, mund ta bëni një ndryshim, nuk ekziston një masë e tillë si riedukimi

Edi Rama: Në asnjë vend të rajonit, mediat nuk e kanë lirinë që kanë në Republikën e Shqipërisë, këtë nuk ka raport që e luan, nuk ka top që e luan.

Ambrozia Meta: Në asnjë vend nuk ka një masë riedukimi ndaj një gazetari që bën pyetje

Edi Rama: Pavarësisht se ç’mund të thonë indekset dhe raportet. Raportet që ia meritojnë të lexohen janë shmë pak, një prej tyre është ai i Bashkimit Evropian, ku një grup njerëzish punojnë mbi fakte dhe jo mbi axhenda të caktuar. Kam mësuar që të jem selektiv dhe nuk jam shumë besues në këto raporte. Nuk shoh asnjë shqetësim në lidhje me mediat në Shqipëri, përveçse çdo ditë shtohen viktimat e bullizmit, viktimat e abuzimeve në emër të lirisë së të shprehurit, vitin e kaluar nuk më rezulton që ka pasur ndonjë gjyq me gazetarët. Nëse kanë të dhëna të padeklaruara, le t’i bëjnë publike. Kjo gjë dëshmon që…

Ambrozia Meta: Marrëdhënia juaj me mua dëshmon që kam një masë riedukimi, në çfarë vendi të botës ndodh që kryeministri vendos një masë riedukimi për gazetarët

Edi Rama: Me ju e kisha fjalën me ju të gjithë, jo me ju personalisht, nuk mund të ndodhë kjo. Unë ju respektoj dhe ju më repsektoni mua, të mbani një minimum etik. Nëse ky është presion mbi shtypin, këtu realisht është tejet i lirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *