Gjendet një granatë në shtratin e lumit Mat, pikaset nga banorët e zonës

Një granatë është gjetur pak momente më parë në shtratin e lumit Mat. Granata është pikasur nga banorët e zonës në afërsi të Klosit.

Pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijnë forcat xheniere dhe të bëjnë të mundur largimin e saj nga shtrati i lumit.

Momentalisht policia ka marrë në ruajtje armën deri në demontimin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *