Ballkani shpallet kampion i Kosovës për herë të parë në histori

Ballkani i Suharekës ka fituar për herë të parë titullin kampion në Kosovë. Skuadra e drejtuar nga tekniku Ilir Daja edhe pse nuk ka zbritur ende në fushë, arriti të zyrtarizojë trofeun më prestigjioz të futbollit në vendin fqinj falë barazimit 0-0 që u regjistrua në derbin e Gjilanit mes skuadrës me këtë emër dhe Dritës.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e Gjilanit, nuk pati asnjë fitues e madje asnjë gol dhe në këtë mënyrë Ballkani që ka udhëhequr që prej javëve të para, arrin të shpallet kampion pas 32 ndeshjeve të Superligës. Momentalisht, Ballkani numëron 70 pikë dhe do të luajë edhe katër ndeshje për të mbyllur zyrtarisht sezonin.

Festa do të zhvillohet të enjten në Suharekë ku Ilir Daja dhe skuadra e tij do të sfidojnë Malishevën që këtë sezon lufton për mbijetesën në elitë. Pak javë më parë, Ballkani u vu në qëndër të vëmendjes për shkak të dhunës që u ushtrua ndaj ish-portierit të Kukësit e Teutës, Stivi Frashëri në ndeshjen me ndjekësit e Dritës që më pas u dënua me humbje të ndeshjes në tavolinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *