Lajmi se këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arrestuar sërish mori “dhenë” në media. Këngëtarja ka reaguar pas lajmit me disa foto në Instastory, ku shihet në ambientet e një dyqani dhe shkruan: “Te dyqani jam”.
Pak më parë reagoi edhe avokati i këngëtares i cili u shpreh se Fjolla Morina nuk është arrestuar, por është shoqëruar në polici.
“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, është shprehur ai për mediat vendase