EMRI/ Policia e ndaloi si të dyshuar për vjedhje, 28-vjeçari vret veten në komisariat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës në ambientet e komisariatit të policisë në orën 19:08.

Ilvi Stameta është ndaluar ditën e sotme në orën 14:00 nga forcat e policisë së Kavajës dyshohej për një vjedhje, raporton News24.

Ndërkohë që mbetet ende e paqartë se si i riu ka arritur të kryejë aktin e rëndë brenda komisariatit të policisë.

Kujtojmë që vetëm një muaj më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në komisariatin e Kamzës, ku një i ndaluar i vuri flakën qelisë dhe humbi jetën, ndërsa mbeti i lënduar edhe një oficer policie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *