Ngjarja e rëndë në Komisariatin e Kavajës, babai i viktimës: Polici qensh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Kavajës, ku një person i ndaluar ka vrarë veten brenda qelive të paraburgimit.

31-vjeccari Ilvi Meta i ka dhënë fund jetës duke u varur brenda qelisë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe babi i viktimës, Agim Meta, i cili akuzon policinë.

Duke folur për mediat Agim Meta ka deklaruar se djalin e tij e kishin akuzuar për vjedhjen e një dere alumini.

“Polici qensh, Djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, u shpreh babai i viktimës për mediat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *