Për ngjarjen në policinë e Kavajës, ku një ri u var brenda qelisë së komisariatit ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar edhe një denoncim, që sipas tij 31-vjeçari ka humbur jetën nga dhuna e policisë.
Berisha dënon ngjarjen, ndërsa i bën thirrje Avokatit të Popullit që të bëjë verifikimet për rrethanat e vdekjes.
Postimi i plotë i Berishës:
Vdes brenda komisariatit te Kavajes 28 vjeçari Ilvi Meta.
Qytetari dixhital akuzon policine per dhunen e ushtruar dhe vdekjen e tij!
I bej thirrje Avokatit te Popullit te verifikoje me urgjence rrethanat e vdekjes se dhunshme brenda narkokomisariatit.
Dënoj me ashpërsinë me te madhe dhunen policore ndaj te riut qe i moren jeten.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktorr policia kavajes vret nje djale 28 vjec te lutem doktorr te hetohet kjo ngarje se jan kriminelat e ps qe gjujn e vrasin njerez pafajshem. ilvi stameta emri i te vrarit.Duan ta paraqesin si vetvrasje po si mund te vetvritet nje djale 28 vjec ne komiseriat mrena nuk mund te vetvritesh mrena komiseriat se ligji nuk lejon as lidhese kepucesh asgje as rryp pantallonash eshte zydi tosku me shok që detyron e rreh njerez per me pranu krime me zor.