Amber Heard është shfaqur mes lotësh disa herë ndërsa dëshmitari i parë i ekipit të saj dëshmoi.
Dëshmitar i parë ka qenë Dr. Dawn Hughes, një psikologe me bazë në Nju Jork, e cila është eksperte për dhunën në familje.
Përpara se të fillonin çështjen e tyre, avokatët e Amber Heard i kanë kërkuar gjykatëses Penney Azcarate të pushonte çështjen, duke thënë se Johnny Depp nuk e kishte vërtetuar pretendimin e tij.
Dr. Hughes përshkroi raste të tmerrshme ku tregoi se Heard i ka treguar rreth dhunës seksuale të kryer nga Depp.
Mjekja pohon se kur Depp ishte i dehur e ka zhveshur me forcë Heard dhe e ka detyruar të bënin seks.
Avokatët e Amber Heard i kërkuan gjykatëses Penney Azcarate të pushonte çështjen, duke thënë se Johnny Depp nuk i kishte vërtetuar pretendimet e tij.
“Ai e detyroi atë të bënte seks oral kur ai ishte i zemëruar. Këto nuk ishin momente dashurie, këto ishin momente dominuese. Një herë tjetër Depp i futi gishtat në vaginë Heard-it dhe e “lëvizte fort” ndërsa ata ishin në dollap”, tha mjekja.