E bullizuar për peshën, Ronela Hajati: Jam këtu për të kënduar, nëse nuk të pëlqen fike muzikën!

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga këngëtarja Ronela Hajati.

Ditën e djeshme përfaqësuesja e Shqipërisë ka bërë provën e dytë në skenë dhe performanca është po ajo, ndryshe nga sa ishte komentuar këto ditë në media.

Megjithatë, krahas saj, në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, këngëtarja është ndalur edhe në komentet për peshën.

Kjo e fundit ka rrëfyer për bullizmin në Eurovizon, në lidhje me peshën.

“Jam bullizuar shumë për peshën… Të bullizosh njerëzit është të jesh njeri i vogël. Ndonjëherë themi se nuk na interesojnë fyerjet, por në fakt nuk është kështu. Të flasësh për trupin është budallallëk. Unë jam këtu për të kënduar. Nëse të pëlqen kënga, dëgjoje. Nëse nuk të pëlqen, fike muzikën. Nuk jam këtu për të më gjykuar dhe askush tjetër nuk është”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *