Ka marrë fund aventura e arratisjes së dy të miturve nga qyteti i Elbasanit të cilët u arratisën paraditen e se shtunës.
Të rinjtë janë gjetur ditën e djeshme nga policia e Tiranës, duke u rikthyer kështu në Elbasan por jo në shtëpi por në një qendër riedukimi.
Policia e Elbasanit bën me dije se është duke vijuar të gjitha procedurat e rastit.
Sipas kësaj të fundit të dy të rinjtë kanë pohuar se janë larguar nga shtëpia për shkak të historisë së tyre të dashurisë pasi kishin bindjen se nuk do të pranoheshin nga familjarët.
Ata kishin kursyer disa para, në mënyrë që të largoheshin nga familjet e tyre, me ëndrrën e madhe për të nisur një jetë së bashku.