Blerja e votës me VIDEO/ Presidenti Meta ‘lëshon gojën’ ndaj kryeministrit Rama: O karagjos, para meje sillesh si lepur!  

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpërthyer sot në një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa e ka etiketuar atë si “rrugaç”, “karagjoz”, apo “lepur” që ka frikë prej tij.

Meta në një konferencë shtypi ka paralajmëruar të tjera gjëra në ditët në vijim.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët, ku foli për akuzat e Ramës ndaj tij dhe artikuloi sërish të tjera ndaj shefit të maxhorancës, Meta e quajti ‘karagjoz’, ‘rrugaç’ e ‘vagabond’, teksa tha se e gjithë bota e ti se 140 vota për reformën në drejtësi i bëri ai vetë.

Meta tha se, Rama nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.

“Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe i di gjithë bota lojërat që bëje ti me ca vagabondë dhe u detyroi Ilir Meta t’iu thërrasë të gjithëve, ti s’erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe.

E bërë atë që ke bërë me drejtësinë, por nuk ka problem. Ne kemi ligjet e tua për ministrinë e brendshme, për OFL, për Policinë e Shtetit dhe asnjë gjë nuk do prekim. Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ia shkulim të gjitha dhëmbët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë punë ti.

Nëse nuk janë të vërteta këto, hajde këtu dhe ti para gazetarëve ose hajdeni në studio dhe iki unë nga kjo detyrë që sot. Ky është burimi i ankthit dhe makthit tënd se ka dhe gjëra të tjera që do t’i nxjerrim në ditët që vijnë.

Ti që thua që di unë për Ilir Metën. Çfarë di ti more rrugaç për Ilir Metën, more vagabond. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Nuk të njeh Ilir Meta ty, nuk të njeh Tirana ty. Boll i mashtrove socialistët. Nuk ka më vota socialiste për ty, se i ke braktisur me kohë.

Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.  Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama. Do ta bëjë gjithë Shqipërinë Shijak edhe Dibër. Nuk ishte ai që tha Damian dua tërmet dhe në Vlorë”,- tha Meta.

Ilir Meta

Më herët Presidenti Meta, deklaroi se me shtetasin Ramazan Topuzi, personi i cili shfaqet në video bashkë me Kreun e Shtetit, pasi kryeministri Edi Rama e ka akuzuar disa herë se “fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL”, ai ka qenë në një lokal të një socialisti.

Meta tha se, Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS. Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si autorin e vetëm të tensionimit të situatës.

“Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij. Presidenti takon kriminelë, subjekte të OFL, etj, spiunë që ka vënë se nuk e di që Presidenti është poliagjent i vjetër.

Ramazan Topuzi në video, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i organizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ecim dhe ndalojmë pimë një kafe.

Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit disa njerëz që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta tokat dhe unë sqarova. Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese.

Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”,- deklaroi Meta.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *