Dita e Dëshmorëve, Meta: Nderim për Qemal Stafën dhe frymëzim për një të ardhme më të mirë

Presidenti, Ilir Meta ka kujtuar 5 Majin, ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se kjo ditë është nderim dhe kujtesë për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.

Postimi i plotë:

5 Maji është një ditë kujtese dhe nderimi për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.

Sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit, Lirisë dhe Pavarësisë.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *