Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura për Dëshmorët e Kombit, organizuar në Varrezat e Dëshmorëve.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku shpreh se është mirënjohës përjetë ndaj të gjithëve atyre që kanë dhënë jetën për atdheun.