Aventura e arratisjes së dy adoleshentëve nga qyteti i Elbasanit morri fund, vetëm brenda disa ditëve pasi u larguan nga shtëpia e tyre.
Të miturit janë gjetur ditën e djeshme në Tiranë dhe janë rikthyer në Elbasan, ku janë vendosur në një qendër riedukimi.
Në rrëfimin e tyre, ata sqarojnë se janë larguar për shkak të historisë së tyre të dashurisë, pasi kishin bindjen se nuk do të pranoheshin nga familjarët.
“Ne jemi të dashuruar dhe kurrë nuk e kishim menduar se do të sillnim aq shqetësim tek familja. Ata nuk na pranonin.”
Ndër të tjera ata rrëfyen se kishin kursyer disa para në mënyrë që të largoheshin nga familjet e tyre, me ëndrrën e madhe për të nisur një jetë së bashku.