“Pashë një kokë njeriu dhe ca kocka”, flet gruaja Vlorë: Erdhi policia i morri

Mbetje kockore  janë zbuluar këtë të enjte në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit.

Eshtrat janë zbuluar nga një banore e zonës e cila ka njoftuar policinë, pasi i ka konstatuar ato në një grumbull dherash pranë banesës së saj.

“Ishte një kafkë koke njeriu dhe dy-tre eshtra të tjera. Erdhi policia, i morën.  Makinat i kanë sjellë. Ka një dy javë aty”, thotë ajo.

Sakaq, eshtrat  janë marrë për ekzaminim nga Mjekësia-Ligjore, për të bërë të zbardhur ngjarjen.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *