Policia rrugore ka shtuar kontrolllet në Durrës, duke vendosur mijëra gjoba brenda një jave, ku tre drejtues mjetesh janë arrestuar.
Gjithashtu janë pezulluar 7 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.
1223 masa administrative janë vendosur, për shkeljet e bëra si më poshtë: si më poshtë:
• 278 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 65 masa administrative për përdorim të aparatit celular;
• 156 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 5 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 241 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 2 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 5 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 17 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 454 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.