Vjedhja e të dhënave nga ‘Patronazhistët’/ Gjykata e Strasburgut merr vendimin: Të mos preken serverat e LAPSI.al!

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK për sekuestrimin e dokumenteve dhe serverëve të “Lapsi.al”, avokati Dorian Matlija me kërkesën e dy botuesve Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, referoi çështjen në Strasburg.

Pikërisht Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, u përgjigj menjëherë dhe vendosi që të mos e lejoje sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias “Lapsi.al”.

Në lidhje me këtë vendim të dhënë, Gjykata e Strasburgut iu referua pikërisht çështjes së sakandalit me publikimin e të dhënave personale të mbi 950 mijë qytetarëve, gjë që sipas Gjykatës është e patolerueshme dhe në shkelje të hapur me të drejtat themelore të njeriut.

Gjykata ka vendosur që asnjë e dhënë të mos preket nga institucionet shqiptare, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

“VENDIMI: Ndalohet që të preken serverat apo çdo pajisje elektronike që i përket Lapsi.al,”-shkruhet ndër të tjera në vendim.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill.

Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranon të jetë vjedhje e të dhënave personale.

Hetimet për databazën, që sugjeron një rrjedhje masive të të dhënave personale të qytetarëve nga institucionet shtetërore drejt PS-së, janë fokusuar tek gjetja e burimit të gazetarëve dhe jo te skandali.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *