“Nuk njiheni nga Komisioni i Rithemeliit si kryetar i grupit të PD”, Alibeaj injoron: Edhe çfarë pastaj?! Kam detyrimin që…

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ka thënë se brenda kësaj partie diskutohen shumë çështje, siç ishte dhe ajo që ai e cilëson si një fitore të vogël, protesta e banorëve të Rinasit, ku ARRSH u tërhoq nga vendimi i saj për bllokimin e rrugës. Teksa pyetet për faktin se ai nuk njihet nga grupi i Rithemelimit, ai pyeti se kush është ky?

“Ça ishte ajo, komisioni? E ça pastaj? (E pyesin se nuk e njohin nga Rithemelimi) Nuk është kjo çështja kryesore. Ka shumë çështje axhenda parlamentare. Që nga e sotmja në fakt që duhet të ishte e para. Është fitorja e vogël e banorëve të Rinasit. Deputetes Ulliri dhe banorëve që iu ndodhëm afër që të bënin një fitore të vogël.”, tha ai.

Ai tha se ka detyrimin qe te dëgjoje deputetet e PD-se.

“Për mbledhje të Grupit Parlamentar ka një rregullore që përcakton të drejta dhe detyrimet. Në rregulloren e miratuar në 2017 ka një nen që përcakton që mbledhja e Grupit Parlamentar përcaktohet nga kryetari i grupit. Pra është një detyrim që duhet të ushtrohet nga kryetari i Grupit parlamentar, pra duhet të respektohet dhe dëgjohet zërin e secilit deputet.”, pohoi Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *