Pak minuta më parë një trup i dekompozuar u gjet në një banesë të pabanuar në qytetin e Fierit.
Kufoma e seksit mashkull alarmoi banorët dhe punonjësit e rrugës për shkak të erës së keqe.
Sipas informacioneve trupi ka shenjë varjeje, ndërsa personi ishte shpallur i humbur një muaj më parë.
Personi është Julian Prifto i ditëlindjes së vitit 1980.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Priza.al