Mbledhja/ Zbardhet debati mes Alibeajt dhe Salianjit: Shoh përpjekje për të ndarë PD-në

Prej disa minutash ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Janë zbardhur disa nga diskutimet që po bëhen në mbledhje ku BalkanËeb ka siguruar debatin mes Ervin Salianjit dhe kreut të grupit, Enkelejd Alibeaj.

Salianji deklaroi se po sheh përpjekje për të ndarë partinë.

“Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur te jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet te diskutohet ne kryesi grupi dhe ne grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore kanë nevoje absolute per ne”, tha Salianji.

“Duhet të ulemi me Kryesine e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njeri-tjetrin”, shtoi Salianji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *