Mbledhja e Grupit Parlamentar/ Bardhi: Na sulmojnë që të mos marrim pjesë për presidentin e ri

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të thirrut nga Enkelejd Alibeaj, Bardhi është shprehur se duhet të propozohen kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai po ashtu ka theksuar se nuk duhet të ketë komplekse për shkak se ka sulme nga një grup i Berishës.

” Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhe për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajme PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD”, ka thënë Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *