Përfundon mbledhja e PD-së, Alibeaj: Deputetëve iu kërkova kriteret e presidentit

Pak pas mbledhjes së grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ky i fundit doli në një deklaratë për mediat.

Ai zbardhi detaje nga mbledhja që u zhvillua për gati 2 orë në selinë e PD, ku u diskutua për axhendën parlamentare. Alibeaj konfirmoi se është kërkuar ngritja e posaçme e disa komisioneve, për çështje të ndryshme, ku një ndër to janë ndërtimet pa leje.

“Kjo ishte mbledhje e parë që u diskutua për agjendën parlamentare.U diskutua edhe për ngritjen e disa komisione ve të Posaçme dhe u diskutua edhe për Presidentin. Ky është një proces politik i rëndësishëm që teston qasjen e vetë PD-së. Është një mbledhje ku deputetët dhanë  mendimet e tyre. Pashë një konsensus dhe me sugjerimet e tyre ne lamë një mbledhje tjetër ditën e hënë.

Të gjithëve deputetëve iu kërkua të ofrojnë kriteret se si e imagjinojnë ata, kriteret, vlerat morale njerëzore të Presidentit. Vura re qe me nje sens përgjegjësie deputetët ndanë dy çështje: Të marrim pjesë në proces dhe të mos jemi fasadë si një detyrim ndaj shqiptarëve duke qenë parimore dhe duke kërkuar të sjellim një pjesë të vogël që quhet Presidenti i republikës” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *