“Duhet të bashkohemi të gjithë deputetët”/ Salianji duke dalë nga selia blu: Nuk ishte mbledhje e grupit parlamentar, por një takim mes deputetësh

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD.
Në një komunikim për mediat deputeti Ervin Salianji tha se ishte thjesht një takim për të diskutuar në lidhje me ngjarjet në zhvillim.

Ai më tej theksoi se do të bëjnë çdo përpjekje për të mos e ndarë Grupin Parlamentar për interesa meskine.

“Nuk ishte një mbledhje grupi parlamentar por mes deputetësh për vendimmarrje të caktuar, duhet të mblidhemi të gjithë dhe mos ndahemi për interesat të dikujt, propozimet për çështje të caktuara janë qëndrime individuale, kryesia e grupit parlamentar do të përcaktojë mbledhjen e ardhshme” u shpreh Salianji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *