Mbappe ka rinovuar me PSG? Reagon mamaja e francezit

Lajmi i Le Parisien për një marrëveshje të PSG për rinovimin me Kylian Mbappe është hedhur poshtë nga nëna e futbollistit.

“Është krejtësisht e rreme që Kylian ka rinovuar”, është shprehur për “Marca” Fayza Lamary, e cila më pas ka bërë edhe një postim në “Twitter”.

“Nuk ka marrëveshje në parim me PSG apo ndonjë klub tjetër. Diskutimet për të ardhmen e Kylian vazhdojnë në një atmosferë qetësie të madh, për ta lejuar atë të bëjë zgjedhjen më të mirë duke i respektuar të gjitha palët”, shkruan Fayza.

Mbappe është nën kontratë deri në fund të këtij sezoni me PSG, që refuzoi më parë një ofertë të Real Madrid për ta shitur dhe tani mund ta humbasë me parametra zero kampionin e botës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *