“Nuk kam patur kurajon ta shoh veten pas Kuvendit”/ Topalli flet pas rikthimit në PD

Jozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën.

Topalli tha se ky Kuvend bëri ndarjen e partisë nga “pazaret” dhe nga “biznesi politik”, duke shigjetuar Lulzim Bashën.

“Nuk kam pasur kurajon ta shoh veten sepse isha shumë e emocionuar. Ka edhe një pjesë të historisë personale aty. Është rikthim pas një dekade, në një proces të jashtëzakonshëm dhe unik. Proces që do të studiohet në historinë politike të Shqipërisë.

Kuvendi, nëse Foltorja zgjoi strukturën, Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezolutën e tij, u distancua nga bojkoti, nga djegia e mandateve. Në njëfarë mënyrë u kërkoi falje shqiptarëve, për koston dhe dëmin që u ka shkaktuar shqiptarëvë.

Është pika kur një forcë politike ndahet nga historia e një dekade, që ishte më shumë biznes politik.

Ju e quajtët saga, unë do ta quaj proces. Një forcë politike që është dëmtuar aq rëndë, ka nëvojë për një proces, që nuk është as i thjeshtë dhe as i shkurtër.

Për gjashtë muaj ka patur aq zhvillime dhe reflektim, sa ka të gjithë probabilitetin, për të hyrë në një fazë tjetër të këtij procesi që do të rizgjojë shpresën dhe besimin”, tha Topalli në TPZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *