Gjykata e Apelit të Durrësit ka urdhëruar të enjten, vazhdimin e hetimeve për projektin e “Velierës” në qendër të Durrësit, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit, të datës 2 shkurt 2021.
Ky projekt prej gati 7 milionë eurosh që shkatërroi sitin arkeologjik dhe e fundosi nën beton në kohën kur Durrësi drejtohej nga Vangjush Dako, u konsiderua si aferë e pastër korrupsioni dhe u denoncua më së shumti nga shoqëria civile.
Në Dispozitivin që mban datën e sotme, 22 prill 2021, trupi gjykues i kryesuar nga Anita Mici dhe me anëtarë Desart Avdulaj dhe Izet Dushaj, drejtuar palës kërkuese Prokurorisë së Rrethit Durrës, shkruan:
“Vendim tjetër.
Ndryshimin e vendimit penal me nr.63/482 *11-2021-679) datë 2 shkurt 2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe kthimin e akteve pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës për vazhdimin e hetimeve sipas pjesës arsyetuese të vendimit.
Veprimet hetimore duhet të përfundojnë brenda 3 muajve nga dita e mbërritjes së akteve në prokurori. Kundër vendimit mund të rekurs në Gjykatësn e Lartë sipas ligjit”.
/Priza.al/