Moti këtë të premte do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë.
Era do të mbetet problematike, kryesisht në bregdet dhe shtrirjen perëndimore.
Pavarësisht se pritet një dobësim i erës, në bregdet do vijojë të jetë herë pas here e fortë.
Sakaq, temperaturat do ulen me të paktën 5 gradë, ndërsa rënia vijon e lehtë në mëngjes, por nga mesdita dhe deri në fundjavë pritet që temperaturat të ngjiten në vlerat tipike të janarit, nga -4 deri 11 gradë në mesditë.